Ilir Meta:Heqja e emrave të kandidatëve të inkriminuar nga KQZ? E pritëm opozitën,por nuk donte

 

Ilir Meta iu pergjigj gazetareve pas nje takimi ne Universitetin Mesdhetar, qe mbetet nje universitet mjaft prestigjioz ne Shqiperi.

PD ka paraqitur një kontratë për dekriminalizimin,  a do e votoni apo jo?

Ju e dini që ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë të hapur për çdo iniciativë që ngre standarde të përfaqësimit publik në vendin tonë në mënyrë ligjore, jo në mënyrë selektive, larg standardeve të dyfishta dhe në mënyrë serioze.

A ka mbërritur pakti në zyrën tuaj dhe a do ta firmosni? PD flet për një pakt të shkruar në letër që pret një firmë nga ana juaj?

Nuk jam në dijeni të asnjë kërkese apo një propozimi të tillë. Kam parë diçka në media dje në morinë e shumë lajmeve intensive që dhe ju përcillni, por ky ka qenë qëndrimi ynë parimor dhe do të mbetet gjithmonë.

Mund të veprohet edhe në Shqipëri sikurse ndodhi në Itali që  dhe një ditë para zgjedhjeve mund të largohen njerëzit nga lista për kandidatë për kryetar bashkie? Apo s’keni besim?

Në vendin tonë duhet të ndodhë çdo gjë në bazë të ligjit dhe e theksoj edhe njëherë që ky  proces nuk duhet të zhvlerësohet përmes thjesht iniciativave mediatike apo propagandistike, pra për qëllime të luftës politike. Ndaj e thashë dhe njëherë që çdo gjë duhet bërë në përputhje me ligjin dhe nëqoftëse duhen bërë ndërhyrje në ligj, ajo gjë duhet bërë. Ju e dini që një ditë përpara se të skadonte regjistrimi i kandidatëve për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mazhoranca ka dhënë një përgjigje të qartë për të bërë ndërhyrje në ligj që të lehtësonte rolin e KQZ-së në këtë proces. Nuk u arrit konsensusi me opozitën dhe natyrisht që bërja transparente në fund të fundit e së kaluarës së çdo përfaqësuesi publik është një gjë shumë pozitive sepse kemi të bëjmë me zgjedhje, nuk kemi të bëjmë thjesht me një proces emërimi dhe janë qytetarët ata që votojnë. Së dyti, për të ardhmen duke filluar nga ky moment, jemi të hapur për çdo veprim me karakter ligjor që i shërben një procesi serioz , të besueshëm , ligjor edhe me integritet.

 

SHKARKO APP