Ilir Proda pret atasheun policor të ambasadës austriake

Ilir Proda krahas punëve të përditshme, nonstop 24/7, ka vazhduar edhe me takimet me të huajt. Drejtori  i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, kishte takim prezantues me Atasheun policor të Ambasadës së Austrisë, në Tiranë, Andreas Nagy.

Gjatë takimit u çmuan partneriteti, mbështetja dhe besimi i agjencive ligjzbatuese austriake, te Policia e Shtetit, për aspekte si: krijimi dhe funksionimi i Policisë Alpine; veprimtaria e strukturave të Policisë, gjatë sezonit turistik; ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore, kryesisht në fushën e hetimit të krimit kibernetik; shkëmbimi i praktikave më të mira për gjurmimin e aseteve të krimit; modernizimi i Sektorit të Daktiloskopisë dhe AND-së, të Institutit të Policisë Shkencore

Ndërkaq, gjatë takimit, Nagy i dorëzoi Drejtor Prodës, urimin e Drejtorit të Policisë austriake, Dr. Franz Ruf, për marrjen e detyrës. Gjithashtu, theksoi se misioni i tyre është të përqendrojnë të gjitha kapacitetet policore kombëtare dhe ndërkombëtare, për të parandaluar dhe goditur krimin e organizuar ndërshtetëror.

SHKARKO APP