Ilir Rusi, kreu i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Ilir Rusi është zgjedhur kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Këtë të martë Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën u shqyrtuan këto çështje.

Këshilli deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, Violanda Theodhori, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile.

Duke qenë se Llagami mbante funksionin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, me përfundimin e mandatit të saj, Këshilli në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore në fuqi vendosi zgjedhjen e Ilir Rusi, Kryetar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli vendosi zgjedhjen me shumicë votash të znj. Yllka Rupa, në funksionin e zëvendëskryetares të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

SHKARKO APP