Ilirian Zhupa: MANUALI I MERO BAZES PËR DASHURINË

“Nën presionin disa vjeçare të Ilirian Zhupës, i cili qëmtoi një antologji të gjithë poezive të mija, nga koha studentore deri më sot  dhe nën mungesën e plotë të mëshirës së Arben Bllacit, për të mos bërë asgjë që nuk do ai në libër si redaktor, nga nesër libri im shpërndahet në treg. Pak a shumë i hidhur si shkrimet. #UETPress”– shkruan Mero Baze.

Parathënia e librit me poezi “Shi me baltë”, të Mero Bazes.

MANUALI I MERO BAZES PËR DASHURINË

Nga ILIRIAN ZHUPA –

Një pikëllim i fisëm, një nostalgji përqethëse, shumë poezi braktisjeje, humbjeje e përhumbjeje, si një simfoni elegjake për veten, brenda vetes, nga vetja dhe sigurisht… edhe për ne.

Kjo ishte ndjesia që pata nga leximi i parë i kësaj  përmbledhjejepoetike. Më pas, kjo ndjesi forcohet e  përimtohet nga kumbimet e humbimet e rileximit të  katër cikleve me poezi që si katër anët e horizontit  shfaqin pamje dhe kohë të ndryshme të së njëjtës botë  poetike që tenton të ndezë flakën metaforike të përjetimeve dhe emocioneve artistike te gjithësecili prej  nesh.

Mero Baze e ka nisur herët rrugën e poezisë. Poezia  ka qenë shandani i parë që i ka ndriçuar shtigjet për te  pylli i madh i fjalëve. Me këto fjalë, ai rrahu vise të  shumta të shkrimit, të publicistikës, analizës e polemikës, të memuaristikës e historiografisë, por me sa duket,

“Republika e parë” dhe e fundit e fjalës për të, ka qenë  dhe mbetet poezia.

E mbaj mend bllokun me vjersha që bashkëpatrioti  im, student i gjeologji-minierave e solli t’i lexonim bashkë te gazeta “Zëri i rinisë”. Binin erë natyrë të harlisur, brufullimë dhe vlagë Jugu. Publikoi vetëm ca  pak prej tyre, pastaj heshti gjatë, për t’u shfaqur dhjetë  vjet më parë me librin e titulluar “Jug” dhe sot, pra  afro dyzetë vjet pas atij takimi njohës, me librin poetik  gati antologjik “Shi me baltë”.

Përpara katër cikleve që përbëjnë këtë libër, si një  testament tronditës, është balada “Atdheu”. Jo ky që  kemi, po Atdheu që duan poetët dhe s’ua lejojnë poetëve: i bukur, shtatlartë, heroik, fytyrëhequr si shkëmbi, fisnik, i ndershëm, i mençur, patriot.

Por në fakt, thotë autori, e vërteta e atdheut është  ndryshe dhe poetët e mbulojnë këtë të vërtetë me vellon  e tyre të dashurisë. Atdheu si kalë i drobitur, “tërheq  përditë karron e halleve”, skafistët çajnë detet, djemtë  humbin në shtëpitë e drogave dhe i lënë “Nënat shami zeza mbytur në derte…” Pamja e Atdheut ndryshon e  zbukurohet me lekët e fituara pa punë, njerëzit e tij  “gëlltitin lotët para të vërtetave”, gjyshet nuk kanë më  nipër e mbesa t’u tregojnë përralla, shumë shkrimtarë  e njerëz publikë bëhen të pasur nga plehrat dhe jo nga  librat, etj., etj. Edhe pse Atdheu

“ka kulla, vetura e thesare,

shpalos e tregon këmishën e palarë.”

Është nga rastet e rralla ky artikulim i tunxhtë, i de ndur, i hapur, fshikullues në poezinë shqipe. Gazetari,  polemisti, analisti i palodhur që përballet përditë me  të vërtetat e lakuriqta, në këtë poezi mposhtet, i jep të  drejtë poetit të heshtur dhe të tërhequr që ka brenda  vetes, pavarësisht se në mënyrë retorike thotë:

“Mos i besoni poetët që këndojnë Shqipërinë,

S’është më Atdheu që na ka bërë për të qarë.

Ngjajmë shumë me të edhe pse s’e dimë,

E vramë ne atë apo ai na ka vrarë…”

Një apel i qartë, gati i përjetshëm që e kanë lënë të  gdhendur Naimi, Konica, Fishta, etj.

Ky libër me poezi, kjo poemë elegjiake, me të katër  pjesët e saj, i këndon humbjes, asaj të përgjithshmes  dhe asaj vetjakes, asaj të përbotshmes dhe asaj të për veçmes, asaj të priturës dhe asaj të stisurës. Braktisjes  së gjërave të shtrenjta, botës që na ikën përditë, na  shket nga sytë, nga duart, nga mendja e nga shpirti si  rëra…

Të katër ciklet, si katër harqe ure, kërkojnë të mbar tin në të ardhmen fëmijërinë me gjërat e saj të shenj ta, kohën që jetuam me privacionet dhe qëndresën e  saj, vdekjen e trishtë që na merr nga duart e nga sy të njerëzit më të dashur dhe dashurinë që na bën të  mbetemi gjer në frymën e fundit si “Pylli që pret se  mos vijnë (sërish) zogjtë…”

Në poezitë e këtij libri, nën hirin e fjalëve dhe ima zheve të trishta, është prushi që ruan ndezur zjarrin  e fëmijërisë, ashtu siç ruan nëna për të birin që është  larg, me këmbëngulje e merak, një vesh rrushi në har dhinë e oborrit.

“Mes floririt që shkund vjeshta ndër pemë,

…nga zogjtë përgjysmuar…”

Duke numëruar ditët e kthimit në shtëpi, ajo bëhet  vetë zog dhe shpend me krahë që të shpëtojë ç’të  mundë për djalin që kthehet me pushime në dimër.

Sot, u jemi larguar shumë malit, fushës, pyllit, lu mit, fisit, fshatit, qytetit periferik, pa e kuptuar që po i  largohemi vetes. Me sa duket, në viset tona, në vendin  tonë jemi shndërruar në banorë dixhitalë që ndjehemi  e sillemi si turistë. Edhe kur të gjitha këto i ruajmë në  kujtesë, nuk mund t’ua kthejmë kurrë jetën, gjallërinë  dhe harlisjen që kanë pasur.

Nëna, kur djali e çon pas shumë kohësh në fshat, nuk  sheh më asgjë nga ato që kishte lënë dhe autori e gjen

“…herët, të vetme në verandë,

duke vizatuar shtëpinë e vjetër me lot…”

Babai, në poezinë “Udhëtimi i fundit”, gjen gjithçka  të zvogëluar e të rrëgjuar dhe ndjehet në faj.

“Bastuni dridhej nga mungesa e peshës

Si degë pa gravitet që në ajër rri.

Kostumi ishte bosh, qe fshehur babai

Nga frika mos e merrja me vete përsëri…”

Jo thjesht për autorin, as për nënën dhe babain, por  edhe për djemtë e tij, vendlindja nuk është më ajo e  rrëfimeve. Nuk ka më dhelpra, zogj që flenë në brirët  e drerëve, ujq që i zbon qeni besnik, mëllenja, ujëra,  ujëvara, pyje pa fund…

Vendlindja e treguar prej tij për djemtë, tani është  një gënjeshtër e madhe.

“…I gënjeva djemtë nga frika mos harroja Vendlindjen që e lashë qysh fëmi

Dhe hakmarrja e braktisjes më ndëshkoi,  Ma plasi shpirtin si çdo dashuri…”

Ndenjëm gjatë në temën e fëmijërisë, sepse aty janë  çelësat që hapin dyert metaforike të poezisë së Mero Bazes. Edhe çelësi për të hapur guackën e ciklit “Zëra  pa jehonë”, poezi të shkruara kryesisht në Krastë e Batër  – Martanesh, në prag dhe kapërcyell të shembjes së sis temit diktatorial. Ky grusht poezish nga jeta e njerëzve  të mbyllur mes maleve, ku “…mijëra vetë marrin frymë  dhe nën dhe…”, janë një homazh për minatorët dhe të  burgosurit politikë të regjimit.

“Këtu nuk vihet për t’u pasuruar,

Megjithëse gurë të çmuar nxirren përditë.

Këtu vijnë ata që s’kanë ç’të humbasin;

As jetën, as vdekjen, as dashuritë!”

Me rënien e regjimit, të burgosurit politikë lirohen.

“Te dera e hekurt nuk presin më nënat

Me shpresën fshehur futës së zezë,

Si ftua që s’kalbej nga koha e gjatë

Në sepeten e durimit mësuar të presë.”

Ndërsa të burgosurit kanë ikur, në ngrehinat fanta zma kanë ngelur vetëm rojet e burgut dhe familjarë të  tyre që përpiqen të pastrojnë gjithçka, (mbase dhe njo llat e gjakut e krimit).

“Ata që ikën s’kishin gjë për të lënë,

Ata që mbetën kanë frikë Lirinë…”

Në poezinë e njëmendtë shqipe dhe botërore, ka shu më vjeshtë, shi dhe baltë, shumë dhimbje dashurie dhe  ndarjesh. Kështu, në visin ku “Strehët e vjetra s’i mbaj në dot më çerdhet…”; ku Trifon Xhagjikën autori e  sjell të gurtë lart, në fshat, që

“…Të jetë larg vrasësve të rinj,

Që vrasin fjalën të mos ketë poetë…”

Ku Arben Runës i sjell në Nivicë shtëpinë, librat dhe orenditë, por s’e sjell dot atë vetë.

Ku miqtë “shpikin” Sokol Olldashin ndryshe dhe i  thonë:

“S’na duheshe shumë kur ishe mes nesh,

Të ribëmë se na duhesh tani që ke ikur…”

Ku mbase jo vetëm metaforikisht, mbi ne bie shi me baltë dhe ku “Liria (ka) ardhur pa bukë me vete.”

Mero Baze ka shumë dashuri e dhimbje, ka shumë pen gje e përbetime në poezinë e tij.

Të gjitha bashkë i japin forcë e peshë fjalës poetike.  Nën trysninë e tyre, fjala merr shkëlqime, kuptime dhe  nënkuptime të shumta metaforike. Dashuria për auto rin ndrin si dielli dhe mbytet si Titaniku.

Ajo është e re dhe e vjetër, e parë dhe e fundit, e ëndërrt dhe reale.

Gjithë poezitë e dashurisë shfaqin një shkëlqim dhe  përhumbje të qenies njerëzore, sikur janë një manual për dashuritë e gjalla dhe të vdekura…

“Eci në park me shpresë se jam vetëm,

Pa kthyer kokën pas kush vrapon.

Fantazmat tuaja e di që janë rrotull,

Por veç meje askush s’i dallon…

Eci si në një varrezë me varre pa emra

Njerëzish që s’dihet si vdiqën, kush janë.

Ndoshta thonë se jam vrasësi i tyre

Dhe pse të gjithë e dinë që më vranë…”

Dhe pastaj, përfundimi aksiomatik:

“Të gjitha dashuritë i ruan tradhtia,

Siç ruajnë mikrobet verën në plevicë…”

Pavarësisht se ç’shkruhet në CV -në zyrtare të au torit, cilido që do lexojë këtë libër me poezi, veç kë naqësisë artistike do shohë si në një ekran filmi, herë  bardhë e zi e herë me ngjyra, jetën dhe brendinë e vër tetë të Mero Bazes. Sepse poezia, kjo “gjë” e vogël dhe  naïve, si natyra, e brishta, e buta, e lehta, kur është e  njëmendtë si në këtë libër, na çon të prekim e të ndjej më thelbin e vërtetë të qenieve njerëzore. Sepse thelbi  i mbijetesës së botës, është mbijetesa e gjërave të buta;  e barit, e pemës, e shpendit, e algës, e prekjes, e pritjes, e dashurisë, e lindjes, e vdekjes, e ndjenjës…

Zulmet dhe kulmet nuk janë të përjetshme, vendet dhe  shtetet shuhen nga faqja e dheut, luftërat dhe paqet  ha-rrohen, por ajo e brishta, e vogla mbin dhe rritet  edhe mbi gërmadha. Ajo e brendshmja, e qarta dhe e  errëta është shfaqja dhe streha më serioze që mund të  ndërtohet nga fjalët për njeriun. Ajo është fara-thelb  dhe ky libër tenton të jetë ura që shpie për tek e ardhmja këto fara të pamodifikuara të jetës.

“Mëhalla ime  është pallto e grisur

Që pret diellin ta arnojë me copa resh.

Mëhalla ime është një këmishë e djersitur,

Që laget e thahet në trup kur e vesh.”

A mund të shtohet a të hiqet gjë tjetër për mëhallat e  gjyshstërgjyshërve tanë dhe tonat pas këtyre vargjeve?

Kam qenë dhe jam i bindur se pavarësisht nga zejet e  shumta me fjalën që ai ushtron, poezia është “thembra e Akilit” për Mero Bazen, ashtu siç është dhe për bashkëpatriotët dhe miqtë e tij të shquar tepelenas, Petrit  Ruka, Sadik Bejko, Qazim Shemaj etj.

Gusht, 2024

SHKARKO APP