Iljazaj: A ka fuqi të vërtetë një e djathtë joberishiste? Basha ose të njohë Berishën, ose të krijojë parti të re

Vendimi i Apelit për t’i kaluar vulën dhe logon e PD-së tek Sali Berisha, duke ia hequr Lulzim Bashës, është tema e diskutimit këtë mbrëmje edhe në studion e ”Top Story”.

Pedagogu Ervis Iljazaj, thotë se tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Lulzim Basha, i cili ka opsionin ose të krijojë një parti të re, ose të njohë si kryetar të PD Sali Berishën dhe t’i bashkohet atij.

“Unë jam që ata të njohin lidershipin e Berishës dhe të bashkohen, ose të krijojnë një parti të re. Mendoj se në të djathtën shqiptare sot, a ka fuqi të vërtetë një e djathtë joberishiste? Apo e djathta është e lidhur përjetësisht me Berishën? Nëse ka dhe ekziston, do të dojë të përfaqësohet dhe do vijë natyrshëm një parti e re. Unë mendoj se nuk është përfaqësuar”, u shpreh ai.

SHKARKO APP