Iljazaj: ”Hi syve” Europës me arrestimet e zyrtarëve të opozitës

Ervis Iljazaj, nga botimet “Mapo”, i ftuar në “Tonight Ilva Tare” thotë se deri më tani po arrestohen vetëm zyrtarët e krahut të partive opozitare dhe nëse vazhdohet kjo metodë, atëherë sipas tij, po i hidhet hi sy Evropës për të hapur negociatat.

”Ata që janë hetuar i përkasin vetëm një krahu politik dhe në këtë kuptim, prokuroria ka nevojë për të na dhënë prova dhe për të na bindur duke hetuar edhe pushtetar të krahut tjetër qeverisës. Nëse vazhdon kjo tendencë që këtu hetohen dhe arrestohet vetëm pushtetar që i përkasin vetëm forcave opozitare, kjo nuk është drejtësia që duam. Këto janë pastaj disa arrestime për t’i hedhur hi sy Evropës që të na hapi negociatat. Mirëpo nuk është aspak e shëndetshme për drejtësinë shqiptare. Fakti që janë të një force politike, nuk është si bën ata të fajshëm apo ta pafajshëm”,-tha Iljazaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?