Iljazaj: S’i shkatërron protesta institucionet, por politika

Analisti Ervis Iljazaj, thotë se të rëndësishme në këtë situatë janë kërkesat e protestuesve dhe jo se kush janë ata.  ”Ne e kemi zakon të merremi se kush janë protestuesit dhe çfarë artikulojnë protestuesit. Çështja është nëse kërkesat e tyre janë të duhurat apo jo. Protestat lindin nga një kërkesë specifike dhe zgjerohen. Dorëheqjen e Lleshajt, kryeministri e ka menduar si një shkarkim rryme elektrike, duke menduar se ka një akumulim pakënaqësish rreth këtij ministri. Veprimi është tërësisht politik”,- thotë Ervis Iljazaj.

SHKARKO APP