Imamët akuzojnë në gjyq autoritetet shqiptare, SHBA, Francën e Rusinë, “Në emër të Allahut”

 

Të vetëshpallurit imamë, ndonëse po gjykohen për nxitje të urrejtjes fetare dhe rekrutim te personave për qëllime terroriste, vazhdojnë të bëhen problematikë në gjyq.

Disa nga të pandehurit e kësaj dosje dolën sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda që të kërcënojnë hapur në sallën e gjyqit autoritetet më të larta të vendit tonë.

Interesant është fakti se ata kanë folur për luftën në Siri, për rolin që kanë vendet më të fuqishme të botës, kanë shprehur pakënaqësi ndaj politikave në Shqipëri, në një kohë kur roli i Ballkanit në këtë luftë konsiderohej thuajse i papërfillshëm.

Megjithatë imamët në vend të sqaronin rolin tyre ndaj akuzave, kanë kapërcyer kufijtë, duke e konsideruar këtë luftë të drejtë dhe duke akuzuar vendet më të fuqishme të planetit.       

Dy nga dëshmitarët kanë kërcënuar në gjyq emër të Allahut.

Sot në seancë ndaj 9 imamëve të vetëshpallur, të cilët akuzohen për rekrutimin e xhihadistëve me qëllim për të luftuar në Siri, i pandehuri Fadil Myslimani është shprehur i irrituar se vrasja e francezeve konsiderohet tragjedi, ndërsa vrasja e myslimaneve në Siri nuk i bën përshtypje askujt.

Ai tha se ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri nuk ka arsye pse të frikësohet. Por shtoi se vetëm nëse ka bërë gjë kundër myslimanëve atëherë po që duhet të ketë frikë.

I pandehuri Fadil Muslimani ka folur edhe për kryeministrin Edi Rama, në gjyq, duke iu referuar me termin “Piktori”.

I pandehuri tjetër Edmond Balla është shprehur në gjyq se amerikanët, francezët, rusët dhe iranianët duan të pushtojnë Lindjen e Mesme, por myslimanët duhet të dalin në mbrojtje.

Balla ka shprehur entuziazëm për shqiptarët që luftojnë dhe vriten në Siri, të cilët sipas tij kanë rënë për Allahun. Mediat janë mbajtur në sallën e gjyqit vetëm për pak çaste dhe me pas seanca ka vijuar pa praninë e tyre.

SHKARKO APP