Imamët plot “humor” para gjykatës, dëshmitari kyç ndryshon dëshminë

Ka vijuar paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda procesi ndaj të vetëquajturve imamë në Tiranë, të cilët janë arrestuar disa kohë më parë dhe akuzohen për rekrutimin e luftëtarëve për në Siri dhe Irak. Por imamët vazhdojnë të befasojnë trupën gjykuese, jo vetëm me deklarata.

Ata janë shfaqur të qeshur dhe në humor, në këtë seancë. Në seancat e kaluara, imamët deklaruan se njohin vetëm ligjet e Allahut dhe jo të shtetit, duke sfiduar kështu çdo vendim që do të merren ndaj tyre.  

Por ajo që ka rënë në sy gjatë seancës së sotme ka qenë ndryshimi i dëshmisë së dëshmitarit kyç, Erzen Gashi. – “Gjatë hetimit më është bërë presion nga policia”, mësohet të ketë thënë Gashi para gjykatësve.

Ndërkohë, gjatë fazës së hetimeve Erzen Gashi kishte deklaruar disa herë se disa nga të pandehurit e kishin marrë për ta çuar në Siri.

SHKARKO APP