“Imamët” sulmojnë ministrin Tahirin

Imamët e vetëshpallur, ndaj të cilëve vijon procesi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kanë bërë sërish deklarata të forta duke etiketuar politikanët. Kësaj radhe, i pandehuri Fadil Muslimani ka përmendur ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, teksa ka thënë se të gjithë janë të pafajshëm dhe Prokuroria nuk vërteton dot asnjë akuzë ndaj tyre.

“U arrestuam se u frikësua ministri Tahiri nga terroristët. Terroristët janë në pushtet, jo tek ne”,- ka deklaruar para Gjykatës i akuzuari Fadil Muslimani. Ky i fundit jo pak herë ka bërë deklarata të këtij lloji, e ndërsa ka shtuar se qëndrojnë prapa hekurave prej 700 ditësh në mënyrë të padrejtë.

Xhihadistët këmbëngulin në pafajësinë e tyre, duke thënë se organi i akuzës nuk ka asnjë provë që të vërtetojë të kundërtën. Imamët e vetëshpallur akuzohen për rekrutime të personave për t’iu bashkuar të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.

SHKARKO APP