Imami i Farkës: Veliaj kryetar i ardhshëm i PS, shenjat janë të qarta

 

Një klerik nga zona e Farkës parashikon se Erion Veliaj do të jetë kryetar i Partisë Socialiste në të ardhmen. Parashikimin kurioz, Naim Leci, imam nga rrethinat e Tiranës, e ka bërë kur është thirrur në skenë që të përshëndesë takimin që po mbante Eion Veliaj.

Imami foli në emër të FRD, duke u shprehur se i uronte fitore Veliajt në garën për bashkinë, por duke e shtyrë edhe më tej urimin. Ai bëri një parashikim, që tingëlloi si një lloj profecie: Erioni jo vetëm do të zgjidhet kryetar bashkie, por edhe do të bëhet kryetar i PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi në fund “shenjat janë të qarta”. Zotësi për të parë të ardhmen, apo për të dëgjuar me kujdes lajmet politike?! Mbetet për t’u parë…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?