Imami i xhamisë: Dy policë lejuan kalimin në Rinas të Shkëlzen Dumanit me fëmijët drejt Sirisë
Pas riatdhesimit të grave dhe fëmijëve nga kampet e ”ferrit” në Siri, SPAK po heton se kush janë financuesit dhe ata që kanë ndihmuar shqiptarët ti bashkohen luftës kundër ISIS.
Armand Ali, imami i xhamisë te ”Unaza e Re”, që akoma nuk njihet nga Komuniteti Mysliman, ka denoncuar me emër dy policë që për të ndihmuan xhihadistin Shkëlzen Dumani që të kalonte në aeroportin e Rinasit, së bashku me dy fëmijët e tij, Endri dhe Eva Dumani, kjo e fundit është akoma në kampin ”Al-Hawl”.
Në Facebook, ai ka publikuar një pjesë të dosjes së SPAK të hetimeve në lidhje me këtë çështje, ku nga përgjimet dalin emrat e Blendi Kodrës dhe Skënder Sallakut, që sipas Ali, ndihmuan Dumanin në vitin 2014, duke i bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet ndaj këtyre dy personave.
KOHA JONË SONDAZH

