Imami i xhamisë së “Unazës së Re”: Francezët s’janë më të mirë se Lavdrim Muhaxheri

 

Imami i xhamisë së “Unazës së Re”, Armand Ali, ka thënë se francezët nuk janë më të mirë se Lavdrim Muhaxheri, terroristi kosovar që ka shokuar shqiptarët.

“Krimet më të mëdha në Siri i ka bërë Assadi dhe pas Assadit, i ka bërë koalicioni anti­- ISIS, që shumicën e bombave e hedhin mbi popullin. Ajo koka në dorën e Lavdërim Muhaxherit, më kujtoi një pullë postare franceze me kokat e algjerianëve të prera”, tha ai për emisionin “Të Paekspozuarit”.

Duke shtuar se çdo mysliman i vërtetë, do të jetonte në Kalifat. “Çdo mysliman i vërtetë i pëlqen të jetojë aty ku gjykohet me ligjin islam. Çdo mysliman i sinqertë do të donte të jetonte me ligjin islamik në Kalifat”, citoi ai.

Sipas tij, shqiptarët janë hipokritë dhe servilë, pasi nuk preken për viktimat në Palestinë dhe Siri, por vetëm për ato në Francë. “Sot jetojmë në një botë hipokrite. Në vecanti shqiptarët janë servilë dhe hipokritë. Po vriten me qindra mijëra të pafajshëm dhe nuk vajton njeri, as Palestinën, as Sirinë as të ndonjë vendi tjetër, nuk vendoset flamur”, tha ai.

Në fund, Aliu u shpreh se çdo besimtar i sinqertë është gati të japë jetën për Allahun. “Për besimin, çdo besimtar i sinqertë është gati të japë jetën për hir të Allahut”.

SHKARKO APP