Imami Muhammad Ayed: Myslimanë,martohuni me europianë që t’i pushtojmë me kalamajtë tanë!

 

Qindra mijëra emigrantë dhe refugjatë këto ditë nga vendet myslimane po vërshojnë në Europë. Ndërkohë një Imam i njohur u ka thënë myslimanëve që të shfrytëzojnë krizën e emigrantëve për t'u "shumëzuar" me qytetarët europianë në mënyrë që t’i "pushtuar" vendet e tyre. Sheikh Muhammad Ayed mbajti fjalimin në xhaminë Al­Aqsa në Jeruzalem duke thënë se arsyeja e vetme që Europa po mirëpret refugjatët është për t’i shfrytëzuar si burim pune. Ai tha se Europa po përballet me një katastrofë demografike derisa u bëri thirrje myslimanëve që të kenë fëmijë me perëndimorët "për ti mposhtur, me lejen e Allahut".

“Përgjatë Europës, të gjitha zemrat janë të mbushura me urrejtje ndaj myslimanëve. Ata do të donin të ishim të vdekur, por ata kanë humbur pjellorinë e tyre, kështu që ata po kërkojnë pjellori në mesin tonë. Ne u japim atyre pjellori. Ne do të bëjmë fëmijë me ata, sepse ne do të pushtojmë vendet e tyre, me kalamajtë që do të myslimanë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë  shërbimet sekrete europiane po hetojnë se mes tyre ka edhe elementë terroristë të futur nga ISIS.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?