IMKT vijon aksionin në Velipojë
Aktualitet E Enjte, 11 Qershor 2020 11:24
IKMT ka vijuar edhe sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare të Velipojës. Aksioni u prit me tensione dhe akuza për selektivitet. Në zonën e Velipojës, parashikohet të prishen 27 objekte, por pas shembjes së të parit, një pjesë nisën ti çmontojnë vetë strukturat për të shpëtuar çfarë të mundin. Aksioni vijon dhe në vijën bregdetare të Durrësit e Vlorës.