Impiant diellor 50 MW në Topojë të Fierit – Mbërrin aplikimi pranë MIE. Detajet e projektit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se ka mbërritur pranë saj aplikimi për ndërtimin e një impianti fotovoltaik në Topojë të Fierit.

Është pikërisht shoqëria “LM Energy Corporate” sh.a e cila ka shprehur interesin për ndërtimin e një impianti diellor prej 50 megavatësh (MW).

Sipas MIE, referuar ligjit për  nxitjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, ky aplikim nuk është objekt i skemave mbështetëse dhe energjia elektrike e prodhuar prej tij nëse projekti miratohet, do të tregtohet në tregun e lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, ministria nuk ka dhënë detaje rreth kostos së investimit dhe afateve kohore të zbatimit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në nëntor të vitit të kaluar, MIE njoftoi shpalljen e kompanisë fituese për impiantin fotovoltaik në zonë e Akërnisë në Vlorë, një investim me vlerë 70 mln euro me të njëjtin kapacitet prodhues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?