Importi i barnave rritet me 42%. Antibiotikë, vitamina dhe antikoagulantët me konsum të shtuar

Rritja e numrit të të infektuarve ka nxitur përdorimin e më shumë barnave, çka ka sjellë rritjen më të madhe të importit të barnave. Sipas të dhënave të INSTAT, importi i produkteve farmaceutike në tetor arriti në vlerën e 22 milionë eurove.

Kjo shifër është 42% më e lartë sesa mesatarja mujore e periudhës janar-shtator dhe 34% më e lartë sesa mesatarja mujore e 2019-s.

Kërkesa më e lartë ka qenë për antibiotikë, edhe për vitamina. Krahas vitaminës C, kërkesë të lartë ka edhe për vitaminën D të rekomanduara për personat e infektuar me Covid-19.

Kortizonikët, holluesit e gjakut janë barnat e tjera për të cilat ka pasur një konsum të shtuar, të lidhura sërish me pandeminë. Ndërkohë, medikamentet e tjera kanë vazhduar në nivele të zakonshme.

SHKARKO APP