Importohej nga Rusia, bllokohen mijëra ton grurë që `nuk përdoret as për kafshët`

Një anije e nisur nga Rusia me 5 mijë ton grurë është ndaluar në portin e Ragusas, Sicili, dhe pas kontrollit ka rezultuar se gruri nuk ishte i përshtatshëm që të përdorej as nga kafshët dhe jo më nga njerëzit.
Gruri kishte zënë myk dhe lagështirë

Destinacioni i mallit ishte një fabrikë mielli në Sicili, më e madhja në zonë, shkruan meridionews.it.

Gjithsesi policia ka njoftuar se asnjë përgjegjësi nuk u ngarkohet pronarëve të fabrikës të cilët janë shprehur se kishin porositur mallin, por nuk ishin në dijeni të gjendjes së mallit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky zbulim i frikshëm ngre shumë pikëpyetje të mëdha edhe në lidhje me produktet e miellit që po hanë shqiptarët, pasi vendi ynë edhe Kosova furnizimet kryesore me këtë mall i marrin nga Rusia. Gjithashtu nuk duhet harruar se edhe Serbia si lëndë të parë për prodhimin e miellit që më pas mbërrin në dy shtetet shqiptare ka grurin që vjen nga Rusia dhe vendet fqinje të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?