IMSI Chacher, gjykata pushon hetimet

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë, për të pushuar përkohësisht hetimet për pajisjen e dyshuar përgjuese IMSI Catcher.

Vendimi është marrë me prill, por pushimi i çështjes është i përkohshëm, pasi autoritetet shqiptare janë në pritje të një letër-porosie nga Italia, ndërkohë që mbajtja e çështjes në hetim rrezikonte afatet hetimore.

Letër-porosia e dytë në Italia nga autoritetet shqiptare ishte nisur në datë 13 nëntor të vitit të kaluar, por ende nuk ka ardhur asnjë përgjigje në këmbim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në hetim për këtë çështje ishin ish-drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe specialistët Artjon Duka dhe Ention Xhelilaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Debati për pajisjen përgjuese nisi në 2016, ndërsa kulmoi me ngritjen e një Komisioni hetimor parlamentar me kërkesë të opozitës, e cila akuzonte ish-Ministrin Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako për përgjim të paligjshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?