Imuniteti i tufës, flet epidemiologu: Koncept absurd dhe i largët në Shqipëri
Epidemiologu Erand Llanaj në një intervistë për Ora News e ka cilësuar termin imunitet i tufës për pandeminë, si një koncept absurd.
Sipas Llanajt, nuk ka ndodhur kurrë më parë që njerëzimi të ketë fituar imunitet të tufës nga infektimi natyral.
Llanaj: Imuniteti i tufës është një koncept absurd dhe jashtë konceptit të vaksinave, pasi nuk ka ndodhur me asnjë virus në historinë e njerëzimit që të kemi fituar imunitet të tufës nga infektimi natyral. Për më tepër, duke qenë se kufiri i imunitetit të tufës është në funksion të numrit riprodhues të infektimeve dytësore që një individ i infektuar mund të kryejë, është 50-70% dhe ne aktualisht kemi të infektuar më pas se 5% të popullatës totale në Shqipëri.
Imuniteti i tufës është një koncept shumë i largët në Shqipëri për momentin që flasim.