Imunologu Sulçebe: Të mbyllen lokalet dhe restorantet për një farë kohe
Imunologu Genc Sulçebe, thotë se bar-kafetë e restorantet duhet të mbyllen për një farë kohe. I ftuar në “Kjo javë”, Sulçebe tha se i vjen keq për këto biznese por që në të vërtetë duhet të rrinë hapur vetëm ato lokale që kanë hapësira jashtë.
Për më tepër, ai shtoi se Shqipëria nuk ka më kapacitete dhe se duhet bërë diçka në mënyrë që situate të mos agravojë. Sipas Ulcebes, është skandaloze, fakti që kur njerëzit janë në rrugë mbajnë maskë, ndërsa kur futen në lokal e heqin.
”Jam për mbyllje, sigurisht, sepse ndryshe nuk e parandalojmë dot. Nuk kemi kapacitete spitalore. Kjo është e nevojshme dhe e gjithë Evropa po e përjeton këtë situatë dhe po merr këto masa. Më vjen keq shumë për këto biznese, por për një farë kohë duhen mbyllur të gjitha kafenetë. Mund të lejohem vetën në ambiente të hapura dhe në asnjë mënyrë pa maskë. Mbajtja e maskës është gjë shumë pozitive, por paradoksalë dhe skandaloze është kur ti e heq maskën kur futesh brenda. Brenda është rrezikuar më i madh. Të kesh maskën rrugës dhe të futësh në lokal dhe ta heqësh është paradoksale dhe e rrezikshme madje”,- tha mjeku.