Imzot Arjan Dodaj: Të rinjtë po kuptojnë që kanë nevojë për praninë e Zotit
Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, uron të gjithë shqiptarët me rastin e Krishtlindjes. ”Gëzuar për shumë mot krishtlindjen dhe paqe për vëllezërit tanë shqiptarë kudo qofshin”, tha Imzot Dodaj.
Nga ana tjetër, Imzot Dodaj theksoi se kishat në shumicën e tyre janë të mbushura tashmë nga të rinjtë, që po ndahen nga materializmi. Ai u shpreh se ata e shohin lidhjen me zotin si një formë për të dalë nga boshllëku që jep materializmi.
”Kishat tona në përqindjen e tyre pothuajse mbi 70-80% janë veçanërisht të mbushura me të rinj. Po perceptohet gjithnjë e më shumë se si të rinjtë duan të dalin nga një formë boshllëku ose një formë arratisje që jep thjesht materializmi. Po kuptojnë që materializmi është thjesht iluzion, sjell shumë vartësi, sjell shumë vete dhe rrezikojnë me të vërtetë një vetmi. Të rinjtë po kuptojnë që kanë nevojë për praninë e Zotit”, tha Imzot Dodaj.