In Memoriam/ Tezja e Bujar Nishanit: Kur u bë President shkoi tek varri i gjyshit dhe i tha…
In Memoriam për ish-presidentin Bujar Nishani u mbajt këtë mbrëmje, që përkon me datëlindjen e 56-të. Tezja e ish-presidentit gjatë ceremonisë përkujtimore për të, ka rrëfyer të pathënat e Nishanit.
Mes emocionesh dhe lotësh, ajo ka rrëfyer se Bujar Nishani nuk donte që të ndiqte karrierën ushtarake, mirëpo plotësoi dëshirën e gjyshit të tij i cili dëshironte që të shkonte në shkollën “Skëndërbej”.
Më tej, tezja tregon se ditën që Bujar Nishani u bë President shkoi te varri i gjyshit të tij për ti thënë vetëm dy fjalë: Gjysh u bëra Gjerneral ashtu si doje. Ndër të tjera ajo ka theksuar të gjitha virtytet e presidentit dhe sa njeri i mirë ka qenë ai me të gjithë.