Ina Zhupa: Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, e bindur që s’do i përgjigjen thirrjeve për dhunë

Deputetja demokrate Ina Zhupa, e pozicionuar krah Lulzim Bashës, thotë se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen dhe të njëjtën zgjedhje do të bëjnë edhe nesër. Ajo thotë edhe se është provuar me fakte dhe prova filmike se 90% e demokratëve refuzuan të bëhen pjesë e skenarit të shoqatës ”non-grata” kundër PD.

”Demokratët janë të mençur! E treguan me kuvendin e 18 dhjetorit, ku zgjodhën me maturi dhe qetësi të ardhmen! E treguan me braktisjen që i bënë shoqatës ”non-grata” në të ashtuquajturin referendum.

Është provuar me fakte dhe prova filmike se 90% e demokratëve refuzuan të bëhen pjesë e skenarit të shoqatës ”non-grata” kundër PD.

Manipulimi dhe mashtrimi nuk zuri vend në mendjet e demokratëve. Kam besim absolut se kështu do të ndodhë edhe nesër”.

SHKARKO APP