Inagurimi i sallës “Tonin Harapi”, Rama: Ëndrrat bëhen realitet

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj vizituan sallën e re të koncerteve “Tonin Harapi” në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Rama në fjalën e tij tha se është bërë një punë e madhe për liceun, nga i cili kanë dalë figura të njohura si Ermonela Jaho, Saimir Pirgu etj.

Pjesë nga fjalimi

Kur erdhëm këtu, s’po e kuptoja, kate pas kate, thashë mos do Erioni të më tregojë Tiranën nga tarraca e liceut por e vërteta është që është bërë një punë e shkëlqyer. Sot u bë e mundur që të jemi këtu, është bërë një punë shumë e mirë, ata që janë t’ua lënë në kujdes atyre që vijnë më pas. Kur po dëgjoja fjalimet e mëparshme, më erdhi në mend liceu në kohët e dikurshme, në kushte shumë modeste, që ka nxjerrë figura të jashtëzakonshme, si Zana Çela, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Modest por kishte shume pasion dhe shumë disiplinë. Më kujtohet Tedi Papavrami që e hapte liceun. Ky lice ilustron faktin se një ëndërr që një njeri e sheh me sy hapur mund të bëhet realitet, por duhet të jetë i gatshëm të sakrifikojë. Më kujtohet Ermonela Jaho për të cilën thoshin e shkreta, është e shtrembur , është kështu është ashtu… kurse ajo thoshte do këndoj në “La Scala”, dhe të gjithë i thoshin është e çmendur por ja që ajo ia doli sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto i them për të gjithë vajzat e djemtë këtu, që i ka sjell muzika, që nëse e shikojnë veten në majë duhet të jetë të gatshëm të punojnë për të, është çështje vullneti, gatishmërie e disipline. Në fund dua të shpreh respektin dhe mirënjohjen për faktin që i keni vënë emrin sallës “Tonin Harapi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?