Inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë, nënkryetari i KMSH-së tregon pse Bujar Spahiu nuk do të jetë në ceremoni

Nënkryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar, Lauren Luli flet për inaugurimin e xhamisë së Namasgjasë në Tiranë, që do të bëhet nesër, edhe me pjesëmarrjen e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, por pra praninë e kreut të KMSH-së.

”Xhamia e Namasgjasë nuk është thjesht një xhami. Por ka një qendër kulturore poshtë, ambientet e parkingut, sallat e konferencave. Në bisedimet që kemi pasur me partnerët u pa e udhës që të kemi një qendër me një vëmendje të tillë dhe kapacitetet e saj janë ndryshe, pasi në rajon nuk kemi një objekt të përmasave të tilla.

Dhe ndaj u pa e udhës që kjo xhami të ketë dhe një bird menaxhues të përbashkët. Nuk ka qenë propozim as i palës që ka bërë ndërtimin, por ka pasur një koordinim mes të gjitha palëve dhe në krye do të vihej Myftiu i Tiranës.

Ndaj nesër është vendosur që të jetë Myftiu i Tiranës si përfaqësues i Komunitetit Musliman Shqiptar, meqë është dhe kryetar i Bordit”.

SHKARKO APP