Inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë, zbardhet agjenda e vizitës së presidentit turk Erdogan në Tiranë
Nesër do të inagurohet xhamia e Namazgjasë dhe pjesë e ceremonisë do të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Me të mbërritur në Shqipëri, Erdogan pritet të takohet në orën 11:30 me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, për të diskutuar mbi çështje bilaterale.
Pas përfundimit të takimit mes dy krerëve të shteteve, do të mbahet Mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë. Në këtë mbledhje, liderët do të shqyrtojnë projekte të përbashkëta dhe do të diskutojnë strategjitë për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme si ekonomia, siguria dhe kultura.
Pas mbledhjes, do të ketë një ceremoni për firmosjen e marrëveshjeve të reja që synojnë të intensifikojnë bashkëpunimin midis Turqisë dhe Shqipërisë. Në përfundim të takimeve, Erdogan dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të japin një deklaratë për mediat.
Aktivitetet e planifikuara
11:30-11:40: Ceremonia e pritjes në Presidencë
11:40-12:40: Takim kokë më kokë me presidentin Bajram Begaj
12:40-13:40: Mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë
13:40-14:00: Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
14:00-14:30: Deklaratë për mediat nga Erdogan dhe Rama
16:30-17:30: Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë