Inaugurohet lëshimi i certifikatave në Itali

Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Milano, u inaugurua shërbimi i lëshimit të certifikatave të gjendjes civile, shërbim i cili do të ofrohet tashmë në të gjitha zyrat konsullore pranë Ambasadës sonë në Romë dhe Konsullatave në Bari dhe Milano.

Lëshimi i certifikatave të lindjes, familjare, të martesës dhe të vdekjes për shtetasit shqiptarë, rezidentë në territorin italian, u mundësua falë bashkëpunimit me qeverinë italiane në kuadër të angazhimit të shtetit shqiptar për të reformuar shërbimet konsullore.

Kjo reformë ka për objektiv kryesor përmirësimin dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve konsullore, përshpejtimin e procedurave, si dhe uljen deri në masën 50% të tarifave konsullore për shtetasit tanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Synojmë që brenda vitit 2016, në kuadër të projektit të “Konsullatës Digjitale”, një pjesë e mirë e shërbimeve konsullore të ofrohen brenda një platforme online, duke modernizuar kësisoj shërbimin, duke rritur transparencën, aksesin ndaj informacionit dhe duke shkurtuar procedurat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Ministri Bushati nënvizoi se: “Ofrimi i këtij shërbimi pranë zyrave tona konsullore në Itali përbën një hap të rëndësishëm për bashkëkombasit tanë, në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe transparente dhe sa më pak të kushtueshme. Njëkohësisht, është shprehje e marrëdhënieve tona të shkëlqyera me Italinë si mikëpritëse e një numri të madh shtetasish shqiptarë. Ky shërbim përbën një formë moderne të asistencës ndaj qytetarëve tanë, të cilën synojmë ta shtrijmë dhe në vende të tjera”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?