Inaugurohet në Elbasan busti i “Heroit të Popullit” Qemal Stafa, Gjiknuri: Burim frymëzimi për brezat

Me rastin e 5 Majit, në qytetin e Elbasanit u inaugurua përmes një ceremonie të veçantë busti i “Heroit të Popullit” Qemal Stafa. Vepra që i kushtohet “Heroit të Popullit”, simbolit kryesor të LANÇ, u bë e mundur falë mbështetjes së Bashkisë Elbasan dhe Këshillit të Qarkut, punuar nga duart e skulptorit Vladimir Caridha.

Në fjalën përshëndetëse, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut theksoi se Qemal Stafa përmes veprës së tij është shembull dhe për brezat e ardhshëm .

”Sot është jo vetëm një ditë e shënuar për kombin shqiptar. Të mos harrojmë që ishte një djalë i ri idealist dhe kombinonte cilësitë më të mira të një të riu dhe guximtari, një të riu intelektual. Ishte një ideator i asaj lëvizjeje, ishte një nga njerëzit që nxiti shumë të rinj dhe të reja t’i bashkohen Luftës Nacional Çlirimtare. Është një shembull për t’u marrë parasysh nga të gjithë brezat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjiknuri deklaroi se jo më kot dhe PS një prej organizatave të saj i ka vendosur emrin “Qemal Stafa”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Si Sekretar i Përgjithshëm i PS nuk është e rastit që ne i kemi vënë emrin Fondacioni “Qemal Stafa”. Pse? Sepse aty është laboratori i ideve të reja. Aty janë të rinjtë që i bashkohen PS-së, aty është pjesa e programimit të së ardhmes të PS dhe si Qemal Stafa e simbolizon më mirë se çdo gjë tjetër këtë. Është ideatori dhe guximtari, intelektuali edhe trimi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?