Inceneratorët, Abilekaj: Ka dirigjim për arrestime dhe dënime të kontrolluara
Sot SPAK bëri një lëvizje për dosjen e inceneratorëve. Gazetari Enton Abilekaj, thotë se çështja mund të mos hetohet deri në fund.
”Kur u hap para dy vjetësh çështja e inceneratorëve, u hap pas shumë denoncimeve të opozitës. Ishte Arben Kraja, drejtues i prokurorisë, i cili nxitoi ta dorëzonte. Është i dirigjuar për arrestime të kontrolluara dhe dënime të kontrolluara. U tha nga SPAK që është hapur hetimi”,-tha në ”MCN TV”.
Nga ana tjetër, Abilekaj tha se investigimi i Monika Kryemadhit nxori të vërtetën e inceneratorit të Tiranës. Sipas tij, çështja e inceneratorëve nuk u trajtua në mënyrën e duhur, pasi e gjithë vëmendja u përqendrua te afera.