Inceneratorët, Apeli i GJKKO lë në burg zëvendëspresidentin e FSHF-së
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka zhvilluar ditën e sotme një seancë gjyqësore për çështjen e zëvendës presidentit të FSHF-së, Arben Dervishaj dhe ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të marrë më herët për të.
Njoftimi nga GJKKO
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më datë 29.12.2022, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 40 akti, datë 22.12.2022 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim A.D., R.M. dhe E.Sh., ndaj vendimeve nr. 82 akti, datë 11.11.2022 dhe nr. 86 akti, datë 18.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lëndë të masave të sigurimit, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimeve nr. 82 akti, datë 11.11.2022 dhe nr. 86 akti, datë 18.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për disponimet lidhur me ankuesit A.D., R.M. dhe E.Sh.