Inceneratorët/ Vasili: SPAK të veprojë mbi Ramën dhe Veliajn, apo merr urdhëra nga ata?

Për dosjen që SPAK ka hapur për incerenatorët, e ku në burg është vetëm ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, LSI-ja kërkon që SPAK të vërë para përgjegjësive edhe kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së thotë se dokumentet flasin shumë qartë për përgjegjësinë e Veliajt dhe Ramës,ku edhe i ka publikuar në një postim në facebook.

“SPAK pra e ka shumë të lehtë detyrën! Ç’pret SPAK-u përse nuk vepron? A është i pavarur apo pret urdhërat e Ramës dhe Veliajt? Këto fakte e prova janë të njohura për të gjithë shqiptarët dhe ato as nuk fshihen e as nuk zhduken dot. Ndaj SPAK sa më shumë vonohet, vetëm sa kompromenton rëndë veten, pasi fatin e pakthyeshëm të bandës së inceneratorëve nuk e ndryshon dot”.

Postimi i plotë

SPAK rëndon veten duke mos marrë në përgjegjësi penale Ramën e Veliajn! Të gjithë shqiptarët kërkojnë sot marrjen në përgjegjësi penale të të gjithë bandës së strukturuar kriminale të inceneratorëve duke filluar nga kokat e vërteta. Dokumentet flasin shumë qartë për përgjegjësinë e Veliajt dhe Ramës.

Veliaj e shkeli dhunshem Ligjin e Pushtetit Lokal dhe asgjesoi Keshillin Bashkiak per Inceneratorin e Tiranës, SPAK- u ç’pret akoma! Projekti i Inceneratorit te Tiranes është miratuar vetëm nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili është shprehur ‘parimisht dakord’ mbi studimin e fizibilitetit. Por Veliaj nuk e ka asnje te drejte për ta miratuar projektin me angazhim financiar per plot 30 vjet. Veliaj vetëm sa e propozon buxhetin e Bashkisë. I vetmi institucion, i cili miraton Buxhetin eshte Këshilli Bashkiak.

Neni 54 pika pika “dh” e Ligjit te Veteqeverisjes Vendore eshte asgjesuese, ja ligji:

NENI 54

Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak. Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:
dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton,
gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve
buxhetore në varësi të bashkisë;
Po cilat jane kompetencat e Veliajt, ja cfare thote neni 64:

Neni 64-Kompetencat dhe detyrat e kryetarit të bashkisë

Kryetari i bashkisë ka këto kompetenca dhe detyra:

a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që
janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;
b) zbaton aktet e këshillit;

Miratimi personal i Veliajt pa vendimin e Keshillit Bashkiak eshte
1.privatizimi prej tij i Bashkise se Tiranes,
2.eshte veper e qarte korruptive,
3.eshte rrembim i paligjshem i kompetencave te Keshillit Bashkiak dhe shperdorim i qarte detyre. Ndersa Rama ka firmosur me doren e tij Koncesionin duke pasur opinionin kunder edhe te ministrave te tij.

SPAK pra e ka shumë të lehtë detyrën! Ç’pret SPAK-u përse nuk vepron? A është i pavarur apo pret urdhërat e Ramës dhe Veliajt? Këto fakte e prova janë të njohura për të gjithë shqiptarët dhe ato as nuk fshihen e as nuk zhduken dot. Ndaj SPAK sa më shumë vonohet, vetëm sa kompromenton rëndë veten, pasi fatin e pakthyeshëm të bandës së inceneratorëve nuk e ndryshon dot.

SHKARKO APP