Inceneratori i Elbasanit, Apeli shton dënimin për Kokën dhe Bllakon
Gjykata e Posaçme e Apelit, këtë të premte ka shpallur vendimin për inceneratorin e Elbasanit. Ish-ministri Lefter Koka dënohet me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar, duke u konvertuar në 6 vite e 8 muaj izolim. Kurse ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako dënohet me 4 vjet burg me gjykim të shkurtuar, me 2 vjet e 8 muaj burg. Shkalla e Parë e GJKKO-së e kishte dënuar Kokën me 8 vjet e 6 muaj burg, nga të cilat do të kryente 5 vjet e 8 muaj duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Alqi Bllako është shpallur fajtor dhe është dënuar për ”shpërdorim detyre” me 4 vite burg, nga të cilat me gjykim të shkurtuar do të kryejë 2 vite e 8 muaj. Ndërkohë Klodian Zoto u dënua në mungesë me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burgim. I njëjti denim në mungesë u dha edhe për Mirel Mërtirin.
Stela Gugallja, e arrestuar pak kohë më parë në Vjenë, u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4.8 vite. Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajnë 2.8 vite heqje lirie. Bardhyl Çabiri u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg. Po ashtu Gjykata ka urdhëruar konfiskimin e disa pasurive të sekuestruara të personave të sipër-përmendur të dënuar. Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
Vendimi i Apelit të GJKKO:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 61, datë 05.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.K. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
2. Në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri L.K. dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
3. Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit L.K. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
5. Në bazë të nenit 406/1 të K.Pr.Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit A.B. me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
6. Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurin A.B. të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.
7. Në bazë të nenit 36/1, shkronjat (a), (b) dhe (ç) të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit edhe të pasurive si më poshtë:
1) “88. 19 %” (tetëdhjetë e tetë pikë nëntëmbëdhjetë përqind) e aksioneve në zotërim të të pandehurit L.K., në shoqërinë tregtare “***” sh.a, me Nipt ***, me seli në ***, që iu korespondon vlera prej 244,442,972 (dyqind e dyzetë e katër milion e katërqind e dyzetë e dy mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy) lekë.
2) Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në Durrës;
3) Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 197, e llojit Njësi, me sipërfaqe 206 m².
4) Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 124, e llojit Njësi, me sipërfaqe 68 m².
5) Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 238, e llojit Njësi, me sipërfaqe 22,8 m².
6) Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në ***, duke përfshirë edhe pasuritë e paluajtshme të kësaj shoqërie:
i. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 29, e llojit apartament, me sipërfaqe 82 m².
ii. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 33, e llojit apartament, me sipërfaqe 110 m².
iii. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 31, e llojit apartament, me sipërfaqe 87 m².
iv. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 37, e llojit apartament, me sipërfaqe 84 m².
v. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 39, e llojit apartament, me sipërfaqe 81 m².
vi. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 40, e llojit apartament, me sipërfaqe 116 m².
vii. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 41, e llojit apartament, me sipërfaqe 94 m².
viii. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 42, e llojit apartament, me sipërfaqe 135 m².
ix. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi 85, faqe 59, e llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m².
Bazuar në nenin 420 pika 1 shkronja (ç) të Kodit të Procedurës Penale mospranimin e ankimit të paraqitur nga e pandehura J.Z.
Shpenzimet procedurale edhe të gjykimit në apel ju ngarkohen solidarisht të pandehurve apelues.