Inceneratori i Fierit/Berisha: Vjedhje jashtë çdo imagjinate nga balozët e zi të plehrave

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në facebook, denoncon vjedhjen miliona euroshe të buxhetit të shtetit përmes inceneratorit të Fierit. Sipas tij, kryeministri Rama dhe ministri Ahmetaj, ”nga buxheti i shtetit i kanë dhënë gjerë sot 23 milionë vetëm djegesin (inseneratorin) e Fierit, në të cilin siç tregon video është ndërtuar vetëm karabinaja që nuk kushton as 1.3 milionë euro”.

Denoncimi i plotë

Vjedhje jashtë çdo imagjinate!

Balozët e zi të plehrave, Edvin Kristaq hajduti dhe Arben Ahmet vjedhësi, kanë vjedhur deri sot, i kanë paguar vetes nëpërmjet dy hajnave të tyre Klodjan Zotajt dhe Mirel Mertirit, mbi 20 milionë euro.

Ata nga buxheti i shtetit i kanë dhënë gjerë sot 23 milionë vetëm djegesin (inseneratorin) e Fierit, në të cilin siç tregon video është ndërtuar vetëm karabinaja që nuk kushton as 1.3 milionë euro.

Kjo është një vjedhje e hapur. Por narkodrejtësia është sot në duart e partisë!

ps: Vjedhja e djegesave shtrihet në Tiranë, Elbasan, Fier dhe arrin vlerën 320 milionë euro.

SHKARKO APP