Inceneratori i Fierit, Klosi i përgjigjet PD-së: Përfundon në dhjetor
Nga inceneratori i Fierit, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi i ka dhënë përgjigje debatit të ngritur nga PD-ja. Në një deklaratë për mediat, Klosi tha se brenda dhjetorit të këtij viti përfundojnë të gjitha punimet. Sipas tij koncesioni është për 7 vjet dhe 3 vitet e para janë për të ndërtuar impiantin dhe më pas i kalon bashkisë.
“Në impiant janë duke punuar me kapacietet të plotë mbi 100 punonjës dhe së bashku me eksperët e huaj dhe përfaqësues të kompanive më të mira në fushen e trajtimit të mbetjeve po punojnnë për t’i përfunduar ashtu siç e thotë dhe kompania dhe kontrata brenda dhjetorit të këtij viti të gjithë punimet. Ka përfunduar trajtimi i të gjithë ujërave të impiantit. Kanë përfunduar landfilldet, kanë përfunduar veprat publike të cilat janë pjesë përbërëse e ktij impianti dhe është në ditët e fundit të montimit të zemrës së objektit që është furnalta dhe të gjithë impiantet, që do të trajtojnë përfundimisht mbetjet urbane, duke shënuar kështu perfundimin e gjithë kontratës, për sa i përket përpunimit të mbetjeve urbane këtu në qarkun e Fierit. Pra koncesioni është për 7 vjet dhe 3 vitet e para janë për të ndërtuar impiantin. 4 vjet janë për të bashkejetuar kompania me bashkinë për teë gjetur mënyrën e menaxhimit për të grumbulluar të gjithë mbetjet e qarkut në kete impiant e me pastaj impianti i kalon përfundimisht bashkisë, siç është rasti i Elbasanit”,-tha ministri Klosi.
Nga ana tjetër, Klosi theksoi se pasi impianti t’i kalojë Bashkisë, do të jetë një pikë jo vetëm për trajtimin e mbetjeve, por edhe një prodhues energjie. ”Ajo çfarë është sfida e radhës dhe për këtë po flasim me kryëtarin e bashkisë Fier, por edhe me kryetaret e bashkive të Lushnjës, të Divjakës me kryetarin e bashkisë së Roskovecit, Patosit dhe Mallakastrës është menyra e grumbullimit të mbetjeve urbane këtu në këtë impiant pasi impianti t’i kalojë Bashkisë, do të jetë jo vetëm një pikë moderne e trajtimit të mbetjeve urbane, por do të jete dhe një prodhues energjie, i cili do të përdoret për nevojat e trajtimit të problematikave që ka kjo bashki”,- tha Klosi.