“Incident” dhe tek spitali i traumës mes Sandër Lleshaj e ish deputetit të PD

Tensione ka pasur gjatë mbrëmjes vonë dhe në spitalin e traumës në Tiranë, atje ku janë shtruar punonjës policie dhe protestues të plagosur.

Ish deputeti I PD-së Bardh Spahia ka qenë në spital për të parë gjendjen e protestuesve, teksa po ashtu ka ardhur dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj si dhe kreu i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu. E teksa Lleshaj fliste, prapa tij Spahia ka nisur po ashtu të flasë, duke vënë në “siklet” Ministrin e Brendshëm.

Lleshaj ka deklaruar se të gjithë të plagosurit janë dëmtuar nga fishekzjarrët dhe kapsollat, ndërsa dhe njëherë ka sulmuar Bashën duke thënë se ai është përgjegjësi për dhunën e ushtruar në protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lleshaj: Sapo përfundova një vizitë te punonjësit e policisë dhe protestuesit e plagosur. Është për të ardhur keq për këtë sulm të dhunshëm ndaj policisë. Përpjekja për të krijuar dhunë është e dështuar. I bëj thirrje edhe Bashës, si personi i cili ka prodhuar 4 të vrarë dhe dhjetra të plagosur, të distancohet nga dhuna, ta izolojnë atë. Të gjithë të plagosurit kanë mbetur të lënduar nga mjetet piroteknike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por teksa Lleshaj po fliste, disa metra më tutje Spahia tha:  Ka mbushur spitalin me policë e civila e largon mjekët e opozitën, ky është përgjegjësi kryesor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?