Incident elektoral në Paskuqan, një militant qëlloi me armë në tokë

Një tjetër incident elektoral është regjistruar ditën e sotme në Paskuqan.

Pas një konflikti mes disa personave, njëri prej tyre, shtetasi me inicialet L.L ka qëlluar me armë në tokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, pranë një karburanti. Mësohet se nga konflikti nuk ka persona të lënduar, ndërsa PD akuzon se personi i cili qëlloi me armë, është militant i majtë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe janë vënë në kërkim të personit që qëlloi me armë, i cili menjeherë pas kësaj është larguar me një makinë.

Lidhur me incidentin elektoral pritet që të dalë në një deklaratë për mediat edhe kandidati i djathtë për këtë bashki, Xhelal Mziu. 

SHKARKO APP