Incident në Kavajë, komisionerët e PD-së nuk lejojnë të votojnë disa qytetarë

Sikundër kishte paralajmëruar PD, komisionerët e kësaj partie nuk kanë lejuar të votojnë në qëndrat e votimit të Kavajës të ashtëquajturit votues fiktivë.“Në Kavajë është regjistruar incidenti i parë në një qëndër votimi. Komisionerët e djathtë nuk kanë lejuar qytetarët për të votuar edhe pse kishin emrat në lista. Komisionerët e djathtë dolën më pas në një deklaratë për mediat dhe kanë thënë që emrat e tyre nuk figurojnë fare në lista, ndërsa banorët pretendojnë të kundërtën. Komisionerët e djathtë shtojnë më tej se edhe pse e kanë emrin në lista ata 600 votues janë fiktivë dhe nuk janë lejuar realisht të votojnë. Me gjithë këmbënguljen e komisionerëve të majtë votuesit edhe pse me emrat në listë nuk kanë votuar”informoi gazetarja Denisa Ruzi.

 

SHKARKO APP