Incident në Rinas, një avion ka dalë nga pista

Një avion mallrash ka dalë nga pista në Aeroportin e Rinasit. Kjo ka shkaktuar panik tek personat në bord. Mësohet se nuk ka të lënduar.

Avioni i linjës ajrore “Swift Air” ka pësuar defekt tek rrotat dhe ka dalë nga pista teksa ulej në Rinas. Mësohet se incidenti ka ndodhur pasditen e sotme, për shkaqe që ende nuk dihen.

Avioni që po sillte mallra nga jashtë vendit, ndodhet ende jashtë pistës. Si pasojë e këtij incidenti, fluturimet në Rinas janë ndërprerë përkohësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?