Incident tragjik në pikën e grumbullimit të inerteve në Ballsh, humb jetën 59-vjeçari

Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë natën e kaluar në Mallakastër pasi ka rënë nga mjeti ku po punonte në një pikë të grumbullimit të inerteve.

Ngjarja tragjike ka ndodhur fshatin Mollaj të Ballshit. Shtetasi me iniciale F.M. në rrethana të paqarta ka rënë nga mjeti tip “Man”.

Njoftimi i policisë:

Gjatë natës, në fshatin Mollaj, Ballsh, në një pikë të grumbullimit të inerteve, është rrëzuar mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Boçovë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

SHKARKO APP