Incidente elektorale në Mat, Durrës, Delvinë dhe Shijak

Incidente të tjera u regjistruan një ditë para zjgedhjeve në disa rrethe të vendit. Në Shijak u njoftua se ishtë vendosur një sasi tritoli në portën e banesës së  një aktivisti të partisë Demokratike në fshatin Sallmone të Shijakut. Policia që mbërriti në vendngjarje pas njoftimit në sallën operative, sekuestroi si provë materiale lëndën eksplozive, dhe nisi hetimet. Ndërkohë në Durrës, Policia ka dhënë sqarime rreth incidentit që denoncoi një natë më parë PD, sipas të cilit një aktiviste e saj ishte dhunuar nga përkrahës të kandidatit të majtë për këtë bashki, Vangjush Dako . Sipas policisë 49 vjecarja është dhunuar nga një person i panjohur  dhe ndaj saj ka pasur disa kallëzime të mëparshme penale, duke përjashtuar motivet politike. Por Përparim Agalliu, bashkëshorti i 49 vjecares  në një deklaratë për mediat përgënjeshtroi versionin e policisë. Një tjetër denoncim vjen nga Mati, ku shtabi zgjedhor i kandidatit të djathtë akuzon shefin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mat, njëkohësisht bashkëshorti i kandidates së ASHE Valbona Kola se e ka dhunuar fizikisht një të afërm të kandidatit rival. Ndërkohë, në Delvinë policia njoftoi për një sulm me sende të forta ndaj një 51 vjeçari. Unformat blu thanë se  Kreshnik Alinani, 37 vjec, simpatizant i Partisë Demokratike dhe i afërm i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Delvinë, ka goditur me sende të forta (shkop) shtetasin F. M., vjec 51,  banues në Delvinë, vellai i Kryetarit të subjektit politik PDIU për qytetin e Delvinës, i cili ka pesuar demtime të lehta. PDIU reagoi për ngajrjen duke e konsideruar një incident elektoral duke thënë se sulmi rëndoi mbi djalin 16-vjeçar të kryetarit të PDIU-së në këtë qytet. PDIU i bën thirrje prokurorisë të kryejë veprimet e domosdoshme dhe të vendosi sa më shpejtë para drejtësisë autorin e ngjarjes.

 

SHKARKO APP