Incidentet e para, protesuesit hedhin shashka dhe tymuese në drejtim të policisë

Opozita e bashkuar proteston sot para Kuvendit, në të njëjtën orë (10:00), që mbahet seancë plenare.

Forca të shumta policie ndodhen në terren, mbi 1.600 forca, 200 me plan të organizuar vetëm për të ruajtur sigurinë fizike të deputetëve. Parlamenti është rrethuar me tela, ndërkohë që forca të shumta janë vendosur në kordonë sigurie përreth Kuvendit.

Ndërkohë që janë mbledhur protestuesit përpara parlamentit, disa simpatizantë të PD-së kanë nisur të hedhin shashka në zonën përrreth perimetrit të sigurisë. Ndërkohë që një pjesë e protesuesve që ndodhen përpara kordonit të policisë kanë hedhur tymuese në drejtim të efetiëve të vendosur për ruajtjen e sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?