Incidenti ndaj Kryemadhit, Policia e Lezhës: Kemi shoqëruar disa persona

 

Policia e Lezhës ka dhënë versionin e saj zyrtar lidhur me incidentin e ndodhur në Lezhë ndaj deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Sipas njoftimit të policiës, salla operative është njoftuar rreth orës 21.45 se në vendin e quajtur Rrilë është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes në këtë zonë të deputetes Monika Kryemadhi, vajzës së saj dhe disa anëtarëve të shtabit elektoral të kandidatit për kryetar bashkie, Viktor Tusha.

Policia ka këqyrur vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar dhe pyetur në komisariat disa persona. “Në lidhje me këtë ngjarje, në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Lezhë janë shoqëruar dhe pyetur disa shtetas dhe po punohet pë sqarimin e plotë të rrethanave, motiveve, si dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje”, thuhet në kominikatën zyrtare të policisë së Lezhës.

Lajme të tjera për këtë ngjarje:

Qëllohet me armë në ajër pranë makinës së Kryemadhit

Kryemadhi: Makina e Aldo Bumçit, makinë me banditë

Bumçi: Asnjë nuk i beson intrigat

Flet i dyshuari për sulmin në Lezhë

Tushaj: PD po terrorizon lezhjanët

Luan Rama: PD të distancohet nga dhuna

Reagon PD: LSI shpifje ndaj deputetit Bumçi

SHKARKO APP