Incidenti në ditën e Bajramit, revoltohet ministrja Kumbaro

Ditën e Bajramit, një incident u shënua në hyrje të Kalasë së Lezhës. Pllaka e vendosur në hyrje është vandalizuar pas disa paralajmërimeve se pllaka e Sulltanit është fyerje për shqiptarët. Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe ministrja e Kulturës

Nga Mirela Kumbaro

Mos kini frike nga monumentet e kultures!

Aq me shume ne nje dite feste paqeje dhe urimesh e perkushtimi per Tjetrin, denoj me force çdo veprim qe cenon kulturen, trashegimine, gjurmet e historise, monumentet e kultures siç te paret na i kane lene!

Ne kemi detyre te mbrojme e te ruajme çdo gur e shpirt qe kemi sot!

Kemi detyre t’ua percjellim brezave!

Gjithçka eshte pjese e identitetit tone kulturor, kombetar, ballkanik, europian, njerezor!

Mos kini frike nga monumentet!

Monumentet jane deshmitare te historise por nuk e shkruajne ate! Historine e shkruajne historianet.

Ministria e Kultures dhe restauratoret kane detyre te mbrojne, te ruajne e te promovojne trashegimine, pa e deformuar, pa e zbukuruar.

Kete do e bejme te gjithe bashke si nje komb i qyteteruar!

E kunderta ndodhet te barbaret, te armiqte e kultures por edhe te vetevetes! Sot ata gjenden ne krah te perbindshit me emrin ISIS.

Denoj aktin barbar dhe primitiv te dores mjerane qe demtoi mbreme naten porten e sapo restauruar te Kalase se Lezhes!

Ndertimet e viteve 1500 nuk hiqen nga historia ne vitin 2015 o trima te errësirës!

Sikurse nuk fshihen gjurmet e origjinave tona te lashta kudo ne territor!

Policia ka filluar veprimet. IMK dhe Drejtoria rajonale ka filluar punen per pastrimin e kalase, me parate e taksapaguesve shqiptare!

Bej thirrje komunitetit te sensibilizohet ne mbrojtje te monumenteve kudo qe jane!

Mjeraneve, nese nuk paguajne ende taksat, i ftoj te mesojne sepaku gjuhen shqipe!

Gezuar Bajramin!

SHKARKO APP