Incidenti në Elbasan/Kandidatja për deputete, Açka: Detyra e shtetit të mbrojë qytetarët dhe opozitën
Shkrimtarja Flutura Açka, kandidate e PD-së në Elbasan, incidentin e shënuar një ditë më parë në këtë qytet, ku militantë të PS dhe PD u përplasën fizikisht, për të është një sinjal që qeveria që të marrë përgjegjësinë dhe të lërë policinë të mos mbajë njërën palë dhe të mbrojë opozitën, në mënyrë që të krijojë frymën se po shkojmë në zgjedhje normale.
Sipas saj, edhe nëse ka pasur thirrje refuzuese nga ana e militantë të PD kjo nuk është një arsye për të goditur popullin nga njerëz të panjohur që janë të mbrojtur nga pushteti.
”Nuk është në nderin e kryeministrit që të shoqërohet nga njerëz që me një thirrje refuzuese janë gati të të godasin. Çdo njëri ka të drejtën e protestës. Incidenti ose bëhet enkas për t’i shtirë frikën qytetarëve të Elbasanit, por gjithsesi është një gjë e pahijshme. Tregon se përpara mund të kemi një fushatë me probleme. Qytetarët e Elbasanit kanë nevojë të votojnë të lirë, jo në trysninë e njerëzve të pushtetit dhe që kanë një mbrojtje nga shteti”, tha Açka për ”Euronews Albania”.