Incidenti në Lezhë, Kryemadhi: Bumçi të gjej ku e ka makinën. Bumçi: Asnjë nuk beson intrigat

 

Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi e quan “provokim të hapur  për të krijuar incidente të tilla në mënyrë që të njollosen standardin e zgjedhjeve” incidentin e ndodhur mbrëmjen e 19 qershorit. Në fshatin Kooperative ne Rrile të komunes se Shekollit ne Lezhë ku disa persona nga një makinë kanë qëlluar me armë në ajër pranë makinës së saj ku udhëtonte me anëtarë të shtabit elektoral dhe vajzën e saj Bora.

Në një intervistë telefonike për Ora News mëngjesin e 20 qershorit Kryemadhi rrëfen incidentin e ndodhur dhe i bën thirrje deputetit të PD-së Aldo Bumçi të distancohet

Kryemadhi: “Bumçit i bëj thirrje të gjejë ku e ka makinën. Të pyesë shoferin etij, ose nëse ka qenë shofer të pyesë veten e tij ku ka qenë makina e tij? Ku është makina e tij? Me çfarë mbushet makina e tij, çfarë mban në makinën e tij? Është shumë e thjeshtë. I bëj thirrje deputetit Bumçi të distancohet dhe të mbajë nën kontroll situatën për veten e tij dhe njerëzit që e rrethojnë rreth tij.

Kryemadhi përsëriti thirrjen e bërë dje nga LSI për policinë e shtetit: ”Të kontrollojë të gjitha makinat e shtabeve elekorale të PS-së, LSI-së PD-së dhe të deputetëve. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se të gjithë jemi të barabartë para ligjit”.

Bumçi të distancohet nga personat me precedentë

Kryemadhi: “Bumçi duhet të të distancohet nga personat me të kaluar penale dhe njerëz me precedentë penalë. Bumçi jo më larg se pardje në orën 01. 30 të natës kanë qenë me ish kryetarin e komunës së Zejmenit ,kandidatët për kryetar komune, me rrugacët që rrinë rreth e qark tyre, dhe një pjesë e tyre janë në kërkim, shkojnë kërcënojnë familjarët tek shtëpia dhe personat në kërkim dhe nxjerr kameran Aldo Bumçi, sikur është kameraman televizioni për të regjistruar sesi njerëzit e PD-së të hyjnë nëpër oborret e shtëpive apo kërcënojnë familjarët e tyre.  Thirrje të gjithë demokratëve të ndershëm dhe Bumçit të tërhiqen e distancohen pasi jo vetëm që nuk ia shton pikët dhe votat e PD-së por ia largon gjithnjë e më shumë”

Kryemadhi rrëfen incidentin:  Makinat nga u qëllua ishin të PD-së

Kryemadhi: Rreth orës 21: 45 duke duke dalë nga shtëpia e një eksponenti të PD-së ku kishim organizuar një takim, duke kalur në kooperativë të Rrilës ku qëndron zakonisht dhe shtabi elektoral i kandidatit të PD-së, sapo kemi kaluar aty, disa persona qëlluar me armë, një herë 3 herë me breshëri dhe herës tjetër 2 herë

Ajo çka është jo normale është se personat ishin të shtabeve elektorale me makina të PD me logot e tyre dhe e gjitha kjo ishte për të ushtruar një lloj presioni.  Ka ardhur si rezultat i një paniku, tensioni brenda radhëve të PD-së . Me atë ckam kuptuar oshte një provokim i hapur për të krijuar incident dhe përplasje mes njerëzve tanë dhe të tyre

Tushaj: PD në panik, por terrorizon dhe po tenton të blejë lezhjanët

Ndërsa për kandidatin e LSI-së, Viktor Tushaj, kjo nuk është hera e parë që deputeti Bumçi bëhet pjesë e të tilla incidenteve. Ai thotë se kjo është shprehje e panikut të humbjes që ka kapur demokratët.

Reagon Aldo Bumçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka reaguar nga Lezha në lidhje me deklaratat e deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi, pas incidentit të mbrëmshëm në Lezhë. Në një prononcim per mediat Bumçi thekson se akuzat e Kryemadhit se nga makina e tij kanë qëlluar me armë, janë të pabaza, pasi ai me stafin kanë qenë duke ndjekur intervistën e kandidatit të PD­-së Fran Frrokaj, në një media lokale në Lezhë. Deputeti demokrat i ka quajtur intriga dhe shpifje të ulëta deklaratat e Kryemadhit dhe ka akuzuar LSI-në se ka inskenuar ngjarjen e djeshme për t’i hapur rrugë blerjes së votave në fshatrat e Lezhës.

 

Sipas tij, mbrëmë, makinat e PD-­së kanë ndjekur ato të LSI­-së të cilat kanë nisur që pardje ndarjen e lekëve nëpër shtëpitë e lezhjanëve, në këmbim të votë.

SHKARKO APP