Incidenti në Vaun e Dejës, Gjykata e Shkodrës refuzon pezullimin e efektivit të policisë

 

Gjykata e Shkodrës rrëzon kërkesën për pezullimin nga detyra të efektivi Gjergj Dodani, lidhur me incidentin në Vaun e Dejës, mes tij dhe vëllait të kandidatit demokrat për Bashkinë e Vaut të Dejës Zef Hila.

Prokuroria kërkoi në seancë gjyqësore pezullim nga detyra të inspektorit, por gjykata e argumentoi vendimin e saj se nuk ka fakte që mbështesin kërkesën e akuzës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasja mes Dodanit dhe Fredi Hilës u regjistrua pasdrekën e së premtes. Hila denoncoi se inspektori ka qëlluar me armë ndaj tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pas hetimeve paraprake, policia bëri me dije se në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?