Incineratori i Tiranës? Zhupa: Nuk ekziston, kapanon i improvizuar me 8 punëtorë

Akuzat se bashkia e Tiranës ka paguar për një punë të pakryer në landfillin e Tiranës opozita ditën e sotme, 11 shkurt i ka faktuar në terren. Deputetja demokrate, Ina Zhupa thotë se më në fund bashkë me kamerat e televizioneve hynë në incinetarorin e Tiranë dhe faktuan atë që kanë thënë ka 4 vite e gjysmë.

“Nuk ekziston incineratori i Tiranës, nuk ka as themele të hedhura, nuk ka asnjë gropë të hapur për të filluar punimet. Ne këtë e kemi thënë, kemi shkuar në landfill para 1 viti e gjysmë dhe kanë qenë të njëjtët persona që sot na pritën brenda, na nxorën punëtorët, na ndoqën mbrapa dhe nuk na linin të hynim brenda landfillit për të zbuluar këtë të vërtetë që në fakt ne e zbuluam sot para syve të gjithë shqiptarëve.

Atje kishte një fushë bosh, një fushë me bar e cila po shpronësohet nga banorët e Sharrës sepse 60% i takonte bashkisë së Tiranës dhe 40% do të shpronësohej nga banorët. Ndodhej dhe një kapanon rreth 1000 metra katrorë në të cilin supozohet se do na hidhnin hi syve dhe të na thoshin se atje hidheshin mbetjet e tre qyteteve, Durrësit, Tiranës dhe Kavajës. Atje u demaskua totalisht propaganda e ngritur. Ne kemi paguar deri tani 35 milionë euro për të groposur mbetjet ashtu siç i groposnim më parë në landfillin e Sharrës para se të paguanim këtë koncesion.

35 mln euro janë në xhepat e atyre që janë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa total fatura është 436 mln euro. Në kontratë e kanë 128 mln euro, pasi edhe në kontratë fshehin kostot reale. Ne nuk paguajmë 128 mln, por do të paguajmë në total 436 mln euro”,-tha për “Ora News”.

SHKARKO APP