Indeksi Global/ Shqipëria e fundit në rajon dhe Europë për konkurrueshmerinë e talenteve

Indeksi Global i Konkurrueshmërisë së Talenteve për vitin 2018 e rendit Shqipërinë në vendin e 78-të në botë, në mesin e 119 shteteve të analizuara, me pak hapa të përmirësuara krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, ky përparim nuk e bën më konkurruese në rajon. Përkundrazi, sipas renditjes së raportit të ofruar nga “Insead” dhe grupi Adecco, Shqipëria është e fundit në rajon dhe gjithashtu, e fundit në Europë.

Vendi ynë renditet i fundit në rajon. Performancën më të mirë e ka Mali i Zi, në vendin e 58-së, Maqedonia ndodhet në vendin e 59-të në botë dhe Serbia ndodhet në vendin e 69-të . Siç vihet re, vendi ynë ka diferencë të konsiderueshme krahasuar edhe me rajonin.
albania
E ndarë sipas nënkategorive të ekzaminuara, Shqipëria renditet mirë vetëm në atraktivitetin e talenteve, por krahasuar me vendet e tjera, apo edhe rajonin, ka performancë më të ulët.

Nënkategoria që e “penalizon” më tepër është ajo e njohurive globale, në të cilën renditet e 100-ta në botë, ndër 119 shtete. Ndërsa, në drejtim të edukimit, rritjes së talenteve, mundësimi i nxjerrjes së talenteve, niveli i njohurive etj; performanca e vendit tonë lë për të dëshiruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportit, Evropa tregon një heterogjenitet të madh, duke përfshirë dallime të mëdha të performancës midis më të lartës në renditje (Zvicra) dhe më e ulëta (Shqipëria).

Swiss Digital Mobile Reklama

Indeksi ka për qëllim të tregojë rëndësinë e lëvizjes së talenteve dhe impaktin në prosperitetin ekonomik dhe është i hartuar nga Indead, Business School of the World, Adecco Group dhe Tata Communication.

Në renditjen globale, Zvicra mban vendin e parë, e ndjekur nga Singapori dhe Shtetet e Bashkuara. Vendet evropiane vazhdojnë të dominojnë renditjen e GTCI, ku 15 prej tyre janë në 25 vendet kryesore. Në mesin e vendeve jo-evropiane të rangut të lartë këtë vit, janë për shembull Australia (11), Zelanda e Re (12), Kanadaja (15), Emiratet e Bashkuara Arabe (17) dhe Japonia (20)./monitor/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?