India kërkesë Papa Françeskut: Nënë Tereza të shpallet shenjtore, në Kalkuta

 Konferenca episkopale indane i ka kërkuar zyrtarisht Papa Françeskut të zhvillojë ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës në Kalkuta.

Peshkopët indianë e popullsia katolike e këtij vendi dëshirojnë që Papa Françesku të celebrojë personalisht Meshën e Shënjtërimit të Nënë Terezës pikërisht në vendin ku ajo jetoi e zhvilloi aktivitetin e saj më të madh të bamirësisë e ndihmës ndaj personave të sëmurë e të varfër.

Kujtimi i Nënë Terezës është shumë i pranishëm në banorët e Kalkutës e të gjithë Indisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat indiane informojnë se një kërkesë e tillë do të mbërrijë në Vatikan dhe nga qeveria indiane dhe brenda muajit janar të 2016 Papa Françesku duhet të konfirmojë pranimin ose jo të kësaj kërkese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shenjtërimi i Nënë Terezës është eventi kryesor i Vitit të Mëshirës nisur më 8 dhjetor të 2015 e që do të vazhdojë përgjatë gjithë 2016.

Në Indi ka një optimizëm të madh për një vizitë të mundshme të Papa Françeskut në Kakuta pasi nuk është hera e parë që Ati i Shenjtë celebron një meshë Shenjtërimi larg Selisë së Shenjtë në Vatikan, siç ndodhi më janar të 2015 në shenjtërimin e San Giuseppe Vaz në Sri Lanka, e në shtator në Washington për San Junipero Serra.

Presidenti i Konferencës Episkopale indiane, Sunil Lucas, ka deklaruar se Nënë Tereza nuk është një shenjtëri që i përket së shkuarës e nëse Papa Françesku pranon kërkesën e tyre do të jetë një kontribut i përshtatshëm për të e për Kalkutën, duke i dhënë mundësi këtij qyteti e banorëve të tij të jenë protagonistë në shpalljen Shenjtëri të bamirësisë së tyre.

Nëse Papa Françesku do të mbërrijë në Kalkuta, kjo do të jetë hera e parë për Indinë të asistojë në një shenjtërim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?